fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

A do t’i paguajnë polisat e sigurimit edhe këtë vit bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë?

Megithatë, kryeministri Albin Kurti ka premtuar se do të heqë polisat e sigurimeve për mërgimtarët dhe një premtim i tillë pritet të shihet nëse do të realizohet.

Publikuar

Edhe këtë vit, bashkatdhetarët kosovarë qē vijnë për pushime në Kosovë do të duhet të paguajnë polisa sigurimi për shkak të pamundësisë që Kosova të anëtarësohet në Kartonin e Gjelbër.

Por, për Byronë Kosovare të Sigurimeve, çmimi që paguajnë bashkatdhetarët nuk është shumë i lartë. Drejtori i BKS-së, Sami Mazreku, tha se nëse një bashkatdhetar e merr një polisë 15 euro për dy javë, pagesat shkojnë deri në 1.2 milion euro.

“Pagesa për mërgimtarë janë ashtu qysh janë tarifat e aprovuara nga Banka Qendrore. Çmimet janë shumë të vogla. Nëse një bashkatdhetar e merr një polisë 15 euro për dy javë, pagesat shkojnë deri në 1.2 milion euro, që i bie që ai person dëmet që mund të shkaktojë në Kosovë deri në 1.2 milion euro mbulohet me polisë. Tarifat nuk i ndryshojmë kurdo që ne dëshirojmë, kurdo që ka ndryshime propozohen në Bankën Qendrore dhe Banka Qendrore i aprovon.  Aktualisht vazhdojnë të paguhen në kufi”, tha ai, transmeton Albinfo.ch.

Megithatë, kryeministri Albin Kurti ka premtuar se do të heqë polisat e sigurimeve për mërgimtarët dhe një premtim i tillë pritet të shihet nëse do të realizohet.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021