fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

“A do të qëndrosh te Roma edhe vitin tjetër”? Portugezi i përgjigjet me puthje pyetjes së tifozit

Publikuar

Jose Mourinho është në vitin e tij të tretë në drejtimin e Romës me portugezin që i ka sjellë verdhekuqve disa gëzime të mëdha ku sigurisht spikat trofeu i Conference League apo edhe mbërritja deri në finalen e Europa League sezonin e shkuar. Këtë sezon, Roma e Mourinhos nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe tekniku luzitan në disa raste është vendosur në diskutim.

Lexoni edhe:

Megjithatë, tifozët kryeqytetas duken se mbeten shumë të lidhur me trajnerin nga Setubali dhe një prej tyre e pyeti së fundmi Mourinhon nëse do të qëndrojë te Roma edhe vitin e ardhshëm. Fillimisht Mourinho nuk e kuptoi pyetjen dhe u përgjigj duke miratuar, por pas disa sekondash e kuptoi dhe nuk u përgjigj, teksa u mjaftua me një puthje në drejtim të tifozit.

Ndoshta, për Mourinhon është ende shpejt të diskutohet për vitin e ardhshëm, megjithatë luzitani ka treguar se ka disa oferta dhe se nuk mund të parashikojë të ardhmen.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook