Lajme
A do të përballët Kosova me krizën më të thellë kushtetuese?

Publikuar
2 vjet më parëmë

Zgjedhjet e 14 shkurtit nuk kanë prodhuar një situatë krejtësisht të qartë për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
Njohësit e Kushtetutës dhe analistët politikë, Visar Morina dhe Albert Krasniqi, thonë se vendi mund të rrëshqasë në një krizë të thellë kushtetuese, në rast se skadon mandati i ushtruesit të detyrës së presidentit dhe Kuvendi nuk arrin të votojë presidentin e ri brenda afatit kushtetues. Neni 86 i Kushtetutës së Kosovës parasheh që zgjedhja e presidentit të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.
Vjosa Osmani, që aktualisht është ushtruese e detyrës së presidentit, mund ta mbajë këtë pozitë më së largu deri më 5 maj të këtij viti.
Pika katër e nenit 86 thotë se zgjedhja e presidentit bëhet me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.
Nëse në votimin e tretë, asnjëri kandidat nuk merr shumicën e votave (61), Kuvendi shpërndahet dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
Osmani ka ardhur në këtë pozitë pas dorëheqjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, më 5 nëntor, 2020, kur i është konfirmuar aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
