fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

A do ta shkarkoj kryesin e partisë, Këshilli i Përgjithshëm i PDK-së?

Publikuar

Këshilli i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës  do të takohet sot për herë të parë pasi kjo parti i humbi zgjedhjet e 14 shkurtit. Këtë e ka konfirmuar u.d. i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

“Të mërkurën mblidhet Këshilli Drejtues. Do të bisedoj për rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit, do të bisedojmë sjelljen tonë si opozitë, do ta trajnojmë çështjen e zgjedhjes së presidentit, mund të kem mendim të qartë personal por vendimet duhet të merren në parti, dhe për hapat dhe reformën, hapjen dhe ndryshimin që duhet të ndodhë”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka mohuar se do të mblidhet Këshilli Drejtues për ta shkarkuar Kryesinë. PDK në zgjedhjet e 14 shkurtit ka dal partia e dytë në vend. PDK ende nuk është përcaktuar se a do të qëndroj apo jo në seancën konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës./tipografi/