fbpx
Lidhu me Ne!

Yjet

9 mijë €, për një dasme? Reagon Remzie Osmani

Ajo shfrytëzoi llogarinë e saj në Facebook për të sqaruar opinionin dhe të gjithë adhuruesit e muzikës së saj

Publikuar

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Remzie Osmani, ka reaguar rreth lajmeve se ajo do të këndojë në dasma për nëntë mijë euro.

Ajo shfrytëzoi llogarinë e saj në Facebook për të sqaruar opinionin dhe të gjithë adhuruesit e muzikës së saj, se kjo nuk është e vërtetë pavarësisht lajmeve që kanë lexuar të cilat siç thotë Remzia, janë shpifje.

“Reagim ndaj shpifjeve që janë bërë ndaj meje nga disa portale!

Në ditet e fundit, disa portale online kanë publikuar lajme të pavërteta, se kinse unë paskam thënë se këtë vit do të këndoj në dasma vetëm për shumën 9 mijë euro. Me përgjegjësi dhe sinqeritet të plotë ju them se publikimet e tilla janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Këto publikime bëhen për klikime dhe përfitime pasurore të këtyre portaleve, si dhe me qëllim të dëmtimit të imazhit dhe reputacionit tim që kam krijuar për shumë vite si këngëtare.

Publiku i cili ka qenë besnik në rrugëtimin tim dhe më ka mbështetur që tre dekada, është i vetëdijshëm se këto lajme janë të pavërteta, sepse sinqeriteti dhe integriteti profesional e personal janë vlera qe më kanë përcjellur në vazhdimësi.

I falenderoj mediat dhe portalet e mirëfillta që nuk kanë rënë pre e këtyre dezinformatave dhe lajmeve të rreme të publikuara nga disa portale apo faqe në mediat sociale, të cilat janë të krijuara vetëm për publikimin dhe shpërndarjen e lajmeve të rreme.

Me qëllim që këto shpfije të ndalen, unë kam angazhuar zyrën e avokatëve “Hodaj & Partners” nga Prishtina, të cilët tani e tutje do të paraqesin pranë gjykatave dhe organeve kompetente çdo portal apo subjekt tjetër i cili publikon lajme të pavërteta për mua”, ka shkruar këngëtarja,

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021