Shëndeti
85 vjecarët, fillojnë vaksinimin
Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka njoftuar se gjatë muajit maj Kosova do të furnizohet edhe me 76.800 doza të vaksinës kundër COVID-19. Në total, Kosova nga COVAX-i do të marrë falas 100.800 doza të vaksinës së AstraZenecas

Publikuar
2 vjet më parëmë

Në sallën 1 Tetori në Prishtinë, të enjten ka nisur vaksinimi i personave mbi moshën 85-vjeçare, kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi. Përveç Prishtinës, vaksinimi i personave të kësaj moshe do të bëhet edhe në qytetet tjera të Kosovës, ku veçse ka nisur ky proces. Pas vaksinimit të kësaj kategorie, vaksinimi i personave të moshave 80-84 vjeç do të nisë më 11 prill.
Sipas njoftimit të ministrisë së Shëndetësisë, personat e këtyre moshave do të kontaktohen në telefon, varësisht nga të dhënat që kanë dërguar në faqen e aplikimit për vaksinim. Si të regjistroheni për të marrë vaksinën kundër COVID-19?
Më 29 mars Kosova ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit, pas pranimit të 24.000 dozave të vaksinave të kompanisë AstraZeneca, përmes COVAX-it, skemës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shpërndarje të vaksinave në vendet e varfra.
Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka njoftuar se gjatë muajit maj Kosova do të furnizohet edhe me 76.800 doza të vaksinës kundër COVID-19. Në total, Kosova nga COVAX-i do të marrë falas 100.800 doza të vaksinës së AstraZenecas.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
