Lajme
Kurti: Shqiptarët dhe Hebrenjtë me lidhje të gjatë historike
Kënaqësi të flas sot në ngjarjen e Odës Ekonomike, Amerikë-Izrael, së bashku me të ngarkuarën me Punë të Kosovës @ InesDemiri1. Populli ynë ka një lidhje historike, dhe ne shpresojmë ta forcojmë atë në të tashmen, veçanërisht përmes bashkëpunimit ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të mërkurën se populli ynë ka një lidhje historike me popullin hebre, dhe siç ka thënë ai shpresojmë ta forcojmë atë në të tashmen, veçanërisht përmes bashkëpunimit ekonomik.
Kurti së bashku me të ngarkuarën me punë, Ines Demiri kanë qenë pjesë e ngjarjes së Odës Ekonomike, mes Amerikës dhe Izraelit.
Kurti përmes një cicërime në rrjetin social në Twitter shprehet i kënaqur që arriti të flasë me Odën Amerikano-Izraelite për Tregti.
Kurti tha se populli ynë ka një lidhje historike, e që shpreson që këtë lidhje ta forcojnë edhe tani, përmes bashkëpunimi ekonomik.
“Kënaqësi të flas sot në ngjarjen e Odës Ekonomike, Amerikë-Izrael, së bashku me të ngarkuarën me Punë të Kosovës @ InesDemiri1. Populli ynë ka një lidhje historike, dhe ne shpresojmë ta forcojmë atë në të tashmen, veçanërisht përmes bashkëpunimit ekonomik”, shkroi Kurti.
