fbpx
Lidhu me Ne!

Shëndeti

8 të vdekur dhe 489 raste të reja me koronavirus u raportuan të martën

Në 24-orëshin paraprak u shëruan edhe 745 pacientë

Publikuar

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, dy raste të vdekjes u konfirmuan në Gjilan, ndërsa nga një në Fushë Kosovë, Gjakovë, Kamenicë, Mitrovicë, Rahovec dhe Suharekë. 489 raste e reja pozitive rezultuan pas testimit të 4,082 mostrave.

Kjo i bie që 11 për qind e të testuarve dolën pozitivë. Në 24-orëshin paraprak u shëruan edhe 745 pacientë. Më shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 94,656, i viktimave në 1,934 dhe i të shëruarve në 78,702. Raste aktive aktualisht janë 14,020.
Nga e mërkura, në Kosovë do të hyjnë në fuqi masa të reja për frenimin e koronavirusit.

Ato përfshijnë kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në raste urgjente, si dhe mbylljen e shërbimeve të gastronomisë deri më 18 prill.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021