fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

8 persona të arrestuar dhe 7 policë të lënduar në protestën për “Monstrën”

Publikuar

Tetë persona janë shoqëruar në polici dhe akoma po punohet në rastin, ndërsa shtatë policë janë lënduar në protestën e sotme për “Monstrën”, konfirmuan për MIA-n nga MPB.

Organizatorët, pasi i shpalosën kërkesat e tyre lidhur me rastin “Monstra”, por edhe për rastet e tjera dhe pasi një pjesë e protestuesve hidhnin gurë dhe gjësende të tjera drejt policisë, e shpallën protestën të mbyllur. Në deklaratat e tyre organizatorët kërkojnë ekspertët ndërkombëtarë t’i rihetojnë rastet “Monstra”, “Almiri”, “Alfa”, “Harun Aliu” dhe të tjera, ndërsa disa prej tyre kërkuan nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ta braktisë Qeverinë.

“Meqë asnjë Qeveri nuk ka ndërmarrë asgjë lidhur me këto çështje, na mbetet vetëm t’u drejtohemi institucioneve ndërkombëtare”, porositën pjesëmarrësit në protestë.

Këtu mund të shihni rrjedhjen e ngjarjeve në protestë

Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi, ju bëri thirrje pjesëmarrësve në protestë të qetësohen dhe premtoi se do të ndërmarrin gjithçka munden si deputetë “që drejtësia të vijë në vend për këto raste”. Ish-nënkryetari i Kuvendit, Hysni Shaqiri, gjithashtu, kërkoi prej pjesëmarrësve në protestë të qetësohen.

Protesta u organizua për shkak të pakënaqësisë së familjarëve të të akuzuarve në rastin “Monstra” pas shqiptimit të dënimeve të përjetshme me burg për të akuzuarit Halil Demiri, Afrim Ismailloviq dhe Agim Ismailloviq, dënimin me burg prej 15 viteve për të akuzuarin Fejzi Aziri dhe dënimin me burg prej nëntë viteve për Haki Azirin, të akuzuar për vrasjen e pesëfishtë të pesë personave në Liqenin e Smillkovës më 12 prill 2012. Për të akuzuarin Sami Luta, refuzohet aktakuza, për shkak tërheqjes së prokurorit publik.