fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

8 përforcime dhe një turk për stolin, revolucion tek ekipi dardan

Publikuar

Revolucion total te Liria e Prizrenit. Skuadra renditet në vendin e fundit në kampionatin dardan, por bardhezinjtë nuk janë dorëzuar.

Plot 8 futbollistë janë prezantuar sot si futbollistët më të rinj të skuadrës që do të drejtohet në pjesën e mbetur të sezonit nga Ali Gunes.

62-vjeçari turk është emëruar trajneri i ri, me objektivin për të mbajtur Lirinë mes më të mirëve në Kosovë. Gunes ishte sot prezent në stërvitjen e skuadrës.

Me angazhimin e trajnerit Gunes si dhe përforcimet e bëra, do të luftojmë shumë për të mbetur në Superligë”, thekson kryetari Valon Osmani. I cili thekson se merkato nuk është mbyllur. Duke premtuar edhe tri afrime të tjera.

Lexo edhe:

Në sy bie firma me Enis Gavazajn, një futbollist me përvojë të madhe. 28-vjeçari, i cili ka veshur 4 herë fanellën e kombëtares shqiptare, rikthehet në vendlindje për t’i dhënë një dorë ekipit të zemrës.

Jam kthyer aty ku më rrah zemra. Aty, ku nisa të marr hapat e karrierës. Do të bëjmë ç’mos të mbetemi në Superligë”, theksoi Gavazaj gjatë prezantimit.

Në Prizren është rikthyer besimi dhe entuziazmi, me tifozët që besojnë se në fazën e dytë do të shijojnë një Liri ndryshe, gati për të luftuar për objektivin mbijetesë.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook