fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

8 milionë doza të papërdorura të AstraZeneca

Publikuar

Evropa ka gati tetë milionë doza të vaksinës AstraZeneca të papërdorura, tregojnë të dhënat e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Kjo është më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të dozave të shpërndara në vendet evropiane, tregojnë të dhënat, raporton cnn.

Ajo tregon se 14,851,497 doza janë shpërndarë, ndërsa 6,895,411 janë përdorur – duke lënë 7,970,323 doza të papërdorura. Vetëm Lituania ka përdorur të gjitha vaksinat që i kishte porositur muaj më parë.

ECDC vë në dukje se shteteve anëtare u kërkohet të ngarkojnë të dhëna të paktën dy herë në javë, kështu që mund të ketë një vonesë në raportim, shkruan Telegrafi. Ndryshe, shumë shtete evropiane duke përfshirë Gjermaninë, Italinë, Spanjën dhe Francën kanë pezulluar dhënien e vaksinës së AstraZeneca./tg/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021