Kosovë
76 vjet nga Masakra e Tivarit
Sipas burimeve arkivore rezulton se në Tivar u vranë e u masakruan rreth 2.947-3.447 shqiptarë, rreth 1.000 prej të cilëve gjatë rrugëtimit.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Me qëllim shpërbërjen e qëndresës shqiptare në Kosovë, gjatë muajve mars-prill 1945, pothuajse në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët etnikë nga viset shqiptare në Jugosllavi i mobilizuan dhe i shpërngulën me dhunë në frontin e dytë, të ashtuquajturin “Fronti i Adriatikut”.
Ata u grumbulluan e më pas u shoqëruan nga oficerë shqiptarë në kazermën ushtarake të Prizrenit. Aty u çarmatosën së bashku me oficerët që i shoqëruan e iu dorëzuan Brigadës XXVII të divizionit të 45-të serb, e shquar për terrorin e ushtruar ndaj popullit shqiptar.
Shpërngulja u bë në dy etapa me tre grupe. Më 24 mars 1945 u nis grupi i parë me 3.700 vetë, i keqtrajtuar barbarisht nga brigada IX serbe gjatë rrugës me anije, e më pas gjetën vdekjen 65 vetë, shkruan Kultplus. Dy ditë më vonë u nis grupi i dytë me rreth 4.700 vetë. Në mesditën e 1 prillit ata mbërritën në qytetin e Tivarit, ku u masakruan masivisht.
Më 27 mars 1945 u nis grupi i tretë me rreth 2.700 vetë, i cili mbërriti në Tivar më 2 prill, e nga ku më pas rreth 800 prej tyre u helmuan, shumica prej tyre gjetën vdekjen. Sipas burimeve arkivore rezulton se në Tivar u vranë e u masakruan rreth 2.947-3.447 shqiptarë, rreth 1.000 prej të cilëve gjatë rrugëtimit.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
