fbpx
Lidhu me Ne!

Shëndeti

75-79 vjeçarët, nga sot nisin vaksinimin

MSH njofton se numri i personave që do të vaksinohen nga kategoria e të prekurve nga sëmundjet kronike brenda grup-moshës 75-79 varet nga numri i dozave të vaksinës kundër COVID-19 në dispozicion.

Publikuar

75-79 vjeçarët, nga sot nisin vaksinimin

Komiteti për vaksinim kundër COVID-19 ka njoftuar se nga e premtja për disa ditë me radhë, në Prishtinë dhe në të gjitha komunat, do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike, sipas listës së diagnozave të pacientëve me sëmundje kronike, të dëshmuar me raport mjekësor me rastin e paraqitjes për vaksinim.

Procesi i vaksinimit kundër COVID-19 po vazhdon me vaksinimin edhe të pacientëve të hemodializës, për ata të komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse për të tjerët, në njësitë e vaksinimit të QKMF-ve, në komunat përkatëse ku ata banojnë.

MSH njofton se numri i personave që do të vaksinohen nga kategoria e të prekurve nga sëmundjet kronike brenda grup-moshës 75-79 varet nga numri i dozave të vaksinës kundër COVID-19 në dispozicion.

Ndryshe, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 po vazhdon me vaksinimin edhe të pacientëve të hemodializës, për ata të komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse për të tjerët, në njësitë e vaksinimit të QKMF-ve, në komunat përkatëse ku ata banojnë.

Gjithashtu, krahas vaksinimit të pacientëve të hemodializës, gjatë kësaj kohe procesi i vaksinimit është i hapur edhe më tej për profesionistët shëndetësor si dhe për personat mbi moshën 80 vjeçare.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021