fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

7 milionë euro për lehonat dhe shtesat e fëmijëve

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ndarjen e mjeteve për lehonat dhe shtesat e fëmijëve kishte planifikuar që ta bëjë vitin e ardhshëm, por kjo do të ndodh brenda këtij viti.

Publikuar

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ka bërë plotësim-ndryshimin i cili ndryshon titullin e Masës 3.5 në “Masa 3.5 – Pagesa për Lehonat dhe Shtesat e Fëmijëve – 7 Milionë euro”.

“Ky ndryshim është në funksion të përmbushjes së njërës nga Prioritet e Qeverisë në cilën parashihen shtesat e fëmijëve deri në moshën 16 vjeçare, implementimi i së cilës do të bëhet në mënyrë graduale”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Ky plotësim-ndryshim, parasheh përfshirjen edhe të lehonave të punësuara krahas atyre të papuna për mbështetje financiare që do të ofrohet nga Qeveria, me qëllim  të fuqizimit të mëtutjeshëm të grave në tregun e punës.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ndarjen e mjeteve për lehonat dhe shtesat e fëmijëve kishte planifikuar që ta bëjë vitin e ardhshëm, por kjo do të ndodh brenda këtij viti.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021