Lajme
534 të shëruar dhe 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2

Publikuar
2 vjet më parëmë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.649 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 553 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (87, 80, 76 vjeç), Deçan 1 rast (86 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (71 vjeç), Lipjan 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (62 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 78.380 raste nga 362.186 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.723 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 534 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 65.594 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.063.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 273 raste, Fushë-Kosovë 32 raste, Prizren 32 raste, Lipjan 28 raste, Podujevë 25 raste, Vushtrri 23 raste, Gjilan 20 raste, Mitrovicë 20 raste, Gjakovë 19 raste, Obiliq 19 raste, Klinë 9 raste, Pejë 8 raste, Kamenicë 7 raste, Drenas 5 raste, Malishevë 5 raste, Graçanicë 4 raste, Junik 4 raste, Rahovec 4 raste, Ferizaj 3 raste, Istog 3 raste, Suharekë 3 raste, Deçan 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Skenderaj dhe Viti 1./tipografi/

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
