fbpx
Lidhu me Ne!

Shqipëri

5 të plagosur si pasojë e sulmit me thikë në një xhami në Tiranë

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Imami Ahmed Kalaja tha përmes një videoje në Facebook se në mesin e të plagosurve kishte dhe punonjës të xhamisë

Publikuar

Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga një sulm me thikë në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë. Policia ka arrestuar autorin. Ngjarja ndodhi pasditën e së hënës, kur Rudolf Nikolli, 34 vjeçar, sulmoi me thikë brenda xhamisë në kryeqytet pesë besimtarë teksa ata po kryenin faljen.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Imami Ahmed Kalaja tha përmes një videoje në Facebook se në mesin e të plagosurve kishte dhe punonjës të xhamisë.

Sulmi me thikë në xhaminë e rrugës së Kavajës ndodhi në muajin kur besimtarët myslimanë agjërojnë Ramazanin, një muaj i shenjtë për ta.

Bëhet me dije se Nikolli ka qenë në kërkim nga policia për një sulm, gjithashtu me thikë, të ndodhur në muajin mars në terminalin e autobusëve në Tiranë.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021