fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

400 minatorë të Artanës në grevë

Publikuar

Rreth 400 minatorë të Minierës së Artanës kanë hyrë në grevë, pasi që të njëjtëve nuk i janë përmbushur kushtet bazë dhe të njëjtëve nuk iu është dhënë as paga e muajit janar e tutje.

Greva në fjalë është konfirmuar për lajmi.net nga përfaqësuesi i minatorëve, Blerim Ymeri.

Ymeri deklaroi se menaxhmentin e kanë informuar ditë më parë për grevën, por që nuk është marrë parasysh asnjë prej kërkesave të tyre dhe kësisoj afro 400 minatorë tashmë janë në grevë.

“Komplet njësia punëtorë që janë diku përmi 300 punëtorë janë në grevë prej ditës së sotme zyrtarisht edhe pse që tri ditë i kemi paralajmëruar dhe kemi shpreh pakënaqësi të pagës. Prej sot jemi zyrtarisht në grevë dhe arsyeja është mos-realizimi i pagës, pra rroga e muajit janar. Ka disa që i kanë marrë 70% të pagës e të tjerët as at 70%”, tha ai, shkruan RTK.

Tutje Ymeri theksoi se kërkesat janë paraqitur më parë, por që nuk janë marrë parasysh pra s’kanë gjetë arsye as të bisedojnë me ta.

“As nga Qeveria nuk na ka kontaktuar askush ende, edhe pse patën pas ti alokojnë 1.7 milionë euro, nga subvencioni por nuk janë aloku as ato”, shtoi ai.

Sipas Blerim Ymerit nga menaxhmenti as nuk janë interesuar të flasin me ta, për paraqitjen e kërkesës për alokimin e pagave.

Ndryshe minatorët e Kosovës përballen tash e shumë kohë me problem të ngjashme, ku mos-alokimi i pagave dhe kushtet bazë shpesh herë kanë munguar.

 

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021