fbpx
Lidhu me Ne!

Shëndeti

4 viktima dhe 170 raste të reja me koronavirus

Sipas IKSHPK-së, 97,057 pacientë janë shëruar nga koronavirusi – 389 prej tyre në 24 orët e fundit. Aktualisht, raste aktive në Kosovë janë 6,933.

Publikuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj, Mitrovicë, Podujevë dhe Prishtinë. Rastet e reja pozitive, sipas IKSHPK-së, rezultuan pas testimit të 2,545 mostrave.

Shifra prej 170 nënkupton që 6 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë. Kosova ka konfirmuar gjithsej 106,192 raste me koronavirus dhe 2,202 viktima.

Sipas IKSHPK-së, 97,057 pacientë janë shëruar nga koronavirusi – 389 prej tyre në 24 orët e fundit. Aktualisht, raste aktive në Kosovë janë 6,933.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit në fund të muajit mars me 24,000 dozat e vaksinës AstraZeneca, të siguruara nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Këtë javë, vendi ka pranuar edhe mbi 4 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech si donacion nga Bashkimi Evropian.