Lajme
4 Korriku “Dita e Pavarësisë” nga virusi

Publikuar
2 vjet më parëmë
Disa orë pasi nënshkroi paketën e ndihmës prej 1.9 trilion dollarësh, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mbajti një fjalim televiziv për të përshkruar fazën e ardhshme të luftës kundër pandemisë së koronavirusit.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, në përvjetorin e parë të shpalljes së pandemisë, Biden tha se ka dritë në fund të tunelit. Ai tha se secili amerikan i rritur do të ketë të drejtë për vaksinim jo më vonë se data 1 maj.
Masat aktuale u japin përparësi njerëzve sipas moshës ose gjendjes shëndetësore.
“Nëse e bëjmë këtë së bashku, më 4 korrik, ka një mundësi të mirë që ju, familja dhe miqtë tuaj të bashkoheni në oborr dhe të festoni Ditën e Pavarësisë”, tha Biden.
Ai shtoi se vendi do të jetë në gjendje të festojë jo vetëm Ditën e Pavarësisë, por edhe “pavarësinë nga ky virus”.Mbi gjysmë milioni amerikanë kanë vdekur tashmë nga sëmundja që e shkakton koronavirusi, COVID-19, dhe Biden paralajmëroi se lufta nuk ka mbaruar ende.

Presidenti i SHBA, Joe Biden
“Derisa dalim nga një dimër i errët në një pranverë dhe verë shpresëdhënëse, nuk është koha të mos iu përmbahemi rregullave”, tha Biden, duke iu bërë thirrje të gjithëve që t’i ndjekin protokollet shëndetësore.
“Mposhtja e virusit dhe kthimi në normalitet mbështeten në unitetin kombëtar”, tha ai.
Për të përshpejtuar vaksinimin, Biden njoftoi se administrata e tij do të punojë me shtetet për t’i bërë të mundshme vaksinat në më shumë qendra shëndetësore të komunitetit, farmaci, lokacione të vaksinimit masiv dhe njësi mobile.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
