fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

32 vjet nga ri pushtimi i Kosovës nga Serbia

Publikuar

Kushtetuta e vitit 1974 , u ndryshua dhe u suprimua autonomia e Kosovës në ish-Federatën jugosllave, duke e lënë atë si pjesë të Serbisë. E tera kjo ndodhi dhunshëm pikërisht sot e 32 vjet më parë, pra me 23 mars të vitit 1989 dhe atë në Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, i cili ishte  i rrethuar me tanke dhe ushtri, pra nën një shtetrrethim të plotë. Synimi i Serbisë ishte heqja e autonomisë që e gëzonte Kosova në kuadër të ish federatës Jugosllave.

Nga 190 delegatët e pranishëm  në Kuvend, 10 prej tyre, edhe pse nën presionin e shtetrrethimit të hekurt, kishin votuar kundër këtij suprimimi, e në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës.

Në demonstratat kundër suprimimit të autonomisë dhe me kërkesa për krijimin e Republikës së Kosovës, ranë rreth 30 dëshmorë, qindra u plagosën dhe qindra të tjerë u arrestuan dhe u dënuan me burg. E tërë fushata kundër Kosovës kishte filluar nga serbët në Fushë Kosovë, më 1987, e cila njihet edhe si lëvizja serbe antishqiptare, ku edhe fillon ardhja në pushtet e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq./tg/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: [email protected] | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021