Lajme
29 vjet prej zgjedhjeve të para pluraliste parlamentare e presidenciale në Kosovë
Deputeti më i vjetër është Prof. Anton Çetta 72 vjeç e 4 muaj, ndërsa më i riu Haki Ymeri 24 vjeç e 5 muaj.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Në parlamentin e parë shumpartiak të Republikës së Kosovë janë zgjedhë 130 Deputetë prej 22 partive dhe grupacioneve politike, 96 deputetë janë të LDK-së, 11 të PPK-së dhe 2 kandidatë të pavarur nga zgjedhjet e drejtpërdrejta.
Ndërkaq në ato proporcionale, 12 deputetë të PPK-së, plus 11 të PSDK-së, 7 të PFK-së dhe 7 të PSHDK-së. Mosha mesatare e deputetëve asht 42 vjeç e nëntë muaj.
Deputeti më i vjetër është Prof. Anton Çetta 72 vjeç e 4 muaj, ndërsa më i riu Haki Ymeri 24 vjeç e 5 muaj. Struktura profesionale: 28 profesorë, 16 inxhinierë, 17 profesorë universitarë dhe 4 Ligjërues universitarë, 9 juristë të diplomuar, 9 gazetarë, 8 ekonomistë të diplomuar, 6 arsimtarë, 7 mjekë, 5 studentë, 4 teknikë, 3 avokatë, 3 absolventë fakulteti, 2 shkrimtarë, 2 historianë, 2 sociologë, 2 publicistë, 2 bujq, 1 regjisor, 1 pedagog, 1 arkeolog, 1 biznismen, 1 punëtor, 1 nëpunës dhe 1 i papunë.
Në Parlamentin e Kosovës bien 164 vjet, 7 muaj e 25 ditë burg, mesatarisht për secilin nga 1 vjet, 3 muaj e 8 ditë burg serb. (Marr nga Shkumbim Brestovci).
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
