Lajme
25 persona të arrestuar për armëmbajtje pa leje
Të njëjtit janë arrestuar mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprimtari kriminale të krimit të organizuar, përfshirë në vepra penale: “ Importi, Eksporti, Furnizimi, Transportimi, Prodhimi, Këmbimi Ndërmjetësimi ose Shitja e Paautorizuar e Armëve apo Materialeve Plasëse

Publikuar
2 vjet më parëmë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar e asistuar edhe nga njësitë e tjera policore, pas hetimeve disa mujore të realizuara fillimisht në vitin 2020, të cilat kanë vazhduar deri më 14 prill të vitit 2021, ka arrestuar njëzet e pesë (25) persona të dyshuar.
Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës të njëjtit janë arrestuar mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprimtari kriminale të krimit të organizuar, përfshirë në vepra penale: “ Importi, Eksporti, Furnizimi, Transportimi, Prodhimi, Këmbimi Ndërmjetësimi ose Shitja e Paautorizuar e Armëve apo Materialeve Plasëse”.
Operacionet policore janë realizuar me urdhëresë të organeve të drejtësisë, e që kanë përfshirë disa lokacione, konkretisht Prishtinën, Gjilanin, Ferizajn dhe Mitrovicën e Jugut, ku gjatë kontrollit të disa shtëpive dhe objekteve përcjellëse në të dy operacionet, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar:
• Tetë (8) armë të gjata të llojeve të ndryshme,
• Trembëdhjetë (13) armë të vogla revole,
• Dy (2) karikatorë,
• (1.493) municion të kalibrave të ndryshëm,
• Pjesë të ndryshme të armëve,
• Pajisje për pastrimin e armëve,
• Dy (2) leje për armë,
• Dy (2) vetura,
• Një (1) palë dylbi,
• Njëzet e një (21) telefona celularë,
• Dy mijë (2000) euro dhe
• Një (1) fletore me shënime.
Nga njëzet e pesë (25) personat e arrestuar në të dy operacionet policore, vlen të potencohet se dymbëdhjetë (12) prej tyre janë arrestuar në vitin 2020, të cilët me vendim të prokurorëve kompetentë janë dërguar në mbajtje, përderisa në operacionin policor të realizuar sot në orët e hershme të mëngjesit janë arrestuar trembëdhjetë (13) persona, prej tyre shtatë (7) persona me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, përderisa gjashtë (6) persona janë liruar në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, parandalimit të veprimtarive kriminale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë personat e dyshuar që bien në kundërshtim me ligjin.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
