fbpx
Lidhu me Ne!

Shëndeti

22 mijë veta të vaksinuar, deri me tash, në Kosovë

Numri total i rasteve pozitive është 103.480 raste nga 514.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.118 raste të vdekjes

Publikuar

Përderisa numri total i rasteve pozitive më Covid 19 në Kosovë, sipas Institutit Kombëtar te Shëndetësisë Publike në Kosovë, është 103.480 raste, deri tani, me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca janë vaksinuar 22.096 persona nga 24.000 dozat e para të marra përmes mekanizimit COVAX.

“Numri total i rasteve pozitive është 103.480 raste nga 514.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.118 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e IKSHP.

Ndërkohë , Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi për media theksoi se në Qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë nuk do të ketë vaksinime kundër COVID-19 gjatë ditëve të fundjavës dhe në ditët në vijim, meqë, dozat e parapara për vaksinim në këtë qendër të vaksinimit, janë dhënë që të gjitha.

“Vaksinimi në këtë qendër do të fillojë kur të arrijnë doza të tjera, derisa në ato komuna (QKMF) ku ka ende doza të pa administruara, vaksinimi do të vazhdojë ditët në vijim, deri në dhënien e të gjitha dozave në dispozicion”, njoftoi MSH-ja.

Kosova ende është duke u mbështetur tek donatorët, kur është fjala për furnizim me vaksina kundër COVID-19.

Momentalisht, janë duke u administruar dozat e fundit të vaksinës AstraZeneca, të cilat Kosova i pranoi si donacion në fund të marsit përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra. Kosova nga ky program fitoi 24 mijë doza.

Pra, aktualisht Kosova në dispozion ka vetëm rreth 1.900 doza të vaksinës.

MSH-ja, ditë më parë njoftoi se 95 mijë doza të vaksinës Pfizer nga Bashkimi Evropian, do t’i jepen Kosovës në periudhën maj-gusht.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021