Kronikë e zezë
21-vjeçarja shkoi te ‘hoxha’ që lexonte Kuran për shërim, dyshohet se u dhunua nga ai
Tutje bëhet e ditur se prokurori i Shtetit ka bërë kërkesë për ekzaminimin mjekoligjor të viktimës, ndërsa do të bëhet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është ndaluar për 48 orë i dyshuari për dhunim e një 21-vjeçareje në Fushë Kosovë.
Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se i dyshuari ishte paraqitur si person që ndihmon njerëzit përmes këndimit të Kuranit, ndërkaq rasti ka ndodhur në banesën e tij në Fushë Kosovë.
“I dyshuari, i paraqitur si person në këndim të Kuranit (Rukexhi) për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, dyshohet se në banesën e tij në Fushë Kosovë, gjersa kishte pranuar viktimën për ofrimin e shërbimit-trajtimin shëndetësor, i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se prokurori i Shtetit ka bërë kërkesë për ekzaminimin mjekoligjor të viktimës, ndërsa do të bëhet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.
“Prokurori i Shtetit, ka lëshuar urdhëresë për ekzaminim mjeko-ligjor për viktimën, ndërsa brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Prokuroria në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rastit në fjalë”, thuhet në njoftim./ge/tg/
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
