Edhe kjo e premte shënoi një numër të lartë viktimash nga koronavirusi. 21 qytetarë humbën jetën për shkak të koronavirusit të ri.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar në Fier, 2 qytetar nga Shkodra, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar në Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Cerriku, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Korça, të moshave 44-90 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 780 qytetarë. Numrin më të lartë të të infektuarve e mban Tirana.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 757 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 73,610 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 638 pacientë.
37 janë në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1440 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 18,247 vaksinime.