fbpx
Lidhu me Ne!

Sport

20 vite TKZ, Saliaj: Flamur gjigant dhe mesazh për plagën e madhe

Publikuar

Ardit Saliaj, anëtar i kryesisë së Tifozave Kuq e Zi, foli me gazetaren Albana Bejko në një lidhje direkte me SportNews. Sot TKZ festojnë 20-vjetorin e themelimit, ndërkohë që në “Air Albania” do të ketë surpriza dhe flamur gjigant para dhe gjatë ndeshjes Shqipëri-Ishujt Faroe.

Gjatë provave na janë plasur dy daulle. Ne kemi përgatitur një koreografi, sepse ne sot bëjmë 20 vite. 20 vite që frymojnë bashkim. Kemi edhe një mesazh, që prek plagën e ikjeve masive nga vendi. Na vjen keq që po ndodh ky lloj shpopullimi.

Kualifikimi? Në fillim ishte i paimagjinueshëm. Ishte ndër ëndrrat më të mëdha që të kishim kualifikimin në 20-vjetorin e TKZ-së.

Lexo edhe:

Flamur gjigant sot në stadium? Është një surprizë, nuk doja ta zbuloja. Ka një koreografi gjithëpërfshirëse, do të jetë edhe një flamur shumë i madh përballë tribunës kryesore.

Rrugëtimi ynë ka qenë shumë i vështirë, kemi patur peripeci, por kemi mbështetur Kombëtaren dhe këdo që lartëson flamurin shqiptar pa kushte, në borë dhe në shi”, u shpreh Saliaj.

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook