Shëndeti
2 të vdekur dhe 58 raste të reja më Covid 19
IKSHPK-ja ka njoftuar se më 21 maj janë shëruar 156 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 3,840.

Publikuar
2 vjet më parëmë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të premten dy viktima me koronavirus. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (86 vjeç)”, është thënë në njoftim.
Sipas këtij institucioni, në 24 orët e fundit janë regjistruar 58 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 2,816 mostrave.
IKSHPK-ja ka njoftuar se më 21 maj janë shëruar 156 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 3,840.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,178 pacientë me këtë virus.
Prej tyre 2,239 kanë vdekur.
Në Kosovë është në zhvillim e sipër faza e dytë e vaksinimit, ku bëjnë pjesë personat e moshës 65-79 vjeç.
Në fazën e parë që ka nisur në fund të marsit, përparësi u është dhënë punonjësve shëndetësorë dhe personave mbi 80 vjeç.
Në fazën e tretë, ndërkaq është thënë se do të vaksinohen 50 për qind e qytetarëve.
Kosova po zhvillon fushatën e imunizimit me vaksina të dhuruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Bashkimi Evropian.
Ky vend nuk ka të nënshkruar asnjë kontratë për blerje vaksinash nga ndonjë kompani farmaceutike.
Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
