fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

18 vjet nga vrasja e Zoran Gjingjiq

Publikuar

Më 12 Mars 2003 Zoran Gjingjiq u qellua për vdekje me snajper në qendër të kryeqytetit serb, Beograd. Gjingjiq do të mbahet mend si një nga liderët më reformator të Serbisë.

Në kohën e vrasjes Gjingjiq ishte kryeministër i Qeverisë së Serbisë. Para kësaj ishte kryetar i Beogradit dhe një politikan i opozitë për një kohë të gjatë.

Gjingjiq u qëllua për vdekje para ndërtesës së zyrës së qeverisë në Beograd më 12 mars të atij viti nga Zvezdan Jovanoviq, një anëtar i klanit kriminal Zemun. Jovanoviq u burgos për vrasjen për 40 vjet në maj të vitit 2007

I konsideruar kryeministri i ri pro-perëndimor i Serbisë, Zoran Gjingjiq, kishte një mendim të ndryshëm dhe këmbënguli që çështja e Kosovës duhej të zgjidhej sa më parë. “Kosova është një rrezik për shtetësinë e Serbisë, plagë përmes së cilës mund të humbet pika e fundit e gjakut. Ne duhet ta mbyllim atë në një farë mënyre. Maksimalisht e favorshme për ne, por me kompromis me anën tjetër, me shqiptarët që jetojnë në Kosovë”, tha Gjingjiq në vitin 2003, vit në të cilin një plumb e la të vdekur.

Gjingjiq besonte se pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Serbia nuk kishte perspektiva ose mundësi evropiane për të zgjidhur problemet e saj të rënda ekonomike. “Ideja ime e parë është federalizimi në të cilin serbët janë një popull konstitutiv i cili do të ketë institucionet e veta brenda institucioneve të përbashkëta. Ne, si Serbi, do t’i japim kohë që Kosova të bëhet e aftë nëse mundet. Nëse nuk mundet, le të vazhdojmë përpara”, tha ai në intervistën e tij të fundit.

Gjingjiq shtoi se ndërsa Kosova ishte një temë e diskutueshme dhe një temë “e nxehtë”, “liderët duhet të hapin tema të tilla dhe të mos largohen nga publiku por të përpallen me problemet. Kosova është një problem dhe nuk mund t’i mbyllim sytë para realitetit”, paralajmëroi ai./tipografi/

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021