Lajme
17 marsi, “pikëllim shtetëror” në Serbi

Publikuar
2 vjet më parëmë

Aleksandër Vuçiq dhe Ministrja për Çështje Sociale ishin të vetmit spektatorë në organizimin me tone dramatike në Beograd ku shteti serb e organizoi shënimin e 17 vjetorit të trazirave të 17 dhe 18 marsit në Kosovë. Aty nuk u përmend fare arsyeja kryesore që bëri që të nisin trazirat më të mëdha që i ka përjetuar Kosova e pasluftës.
Më 16 mars 2004, tre fëmijë të nacionalitetit shqiptar ishin mbytur në lumin Ibër në Çabër të Zubin Potokut në rrethana misterioze dhe akoma të pasqaruara, shkruan Klan Kosova. Presidenti serb thotë se gjërat ishin të qarta ku sipas tij shqiptarët në mënyrë të organizuar e me plan do të dëbonin serbët nga Kosova dhe do t’ua digjnin kishat.
“Mbi 60 mijë shqiptarë kanë marrë pjesë në pogromin e para 17 vjetëve. Ata ishin mirë të organizuar dhe fort të vetëdijshëm e të udhëzuar kundër serbëve, pra përndjekjes së tyre në Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Çagllavicë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Shtimje, Gjakovë, Vushttri, Viti, Pejë, Prizren, Llapnasellë, Svinjar të Mitrovicës dhe Podujevë”, tha Vuçiq.
Sikur këtë 17 vjetor, edhe në krejt vitet nga 17 marsi i vitit 2004, Serbia bën propagandë në arenën ndërkombëtare duke thënë se krejt faltoret ortodokse ishin cak i trazirave.
Shkuljen e kryqit në Kishën e Podujevës, Beogradi e ka bërë simbol të fushatës kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
“Kosova nuk është barra jonë, por është kryqi ynë dhe se nga kryqi më mirë sesa nën të shihet ringjallja”, shtoi kryetari i Serbisë.
Në krejt ngjarjet që ndodhën para 17 vjetëve janë vrarë 11 shqiptarë dhe 8 serbë, derisa me qindra persona ngelën të lënduar.
Në Kosovë institucionalisht shënimi i trazirave të marsit të vitit 2004 këtë herë ka kaluar krejt në heshtje.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
