Lajme
161 specialistë kanë nënshkruan kontratat e punës në institucionet shëndetësore.

Publikuar
2 vjet më parëmë

161 specialistë kanë nënshkruan kontratat, pas përfundimit të konkursit dhe kalimit të të gjitha procedurave ligjore për fillimin e punës në institucionet shëndetësore.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, që ka marrë pjesë në këtë ceremoni, tha se askujt nuk do t’i mohohet e drejta e avancimit dhe se asnjë mjekë nuk do të mbetet i papunë.
“Jemi me specialistët e punësuar dhe që nga ky moment dhe asnjë mjek i papunë nuk guxon të jetë ne Kosovë”.
“Unë besoj në punën e tyre dhe profesionalizmin e tyre dhe shprehsh që do të jetë imput i fuqishëm dhe ne po e përmbushim një obligim”.
Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka kërkuar nga specialistët që të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve.
“Është një ditë e mirë për të gjithë kjo u bë falë angazhimit të ministrit që ndihmuan procesin e rekrutimit të specialistëve”.
“Krahas menaxhimit të pandemisë ne kemi arritur të fusim edhe shërbime të reja shëndetësore, ne presim nga specialistët e rinj që të japin kontributin e tyre”.
Specialisti i Urologjisë Bashkim Gllareva, pati fjalë të mira për Zemaj, duke e cilësuar si ministrin më të mirë që pengoi ikjen e mjekëve nga Kosova.
“Ju do të mbeteni një nga ministrat më të suksesshëm, dhe keni ndal ikjen e mjekëve nga Kosova”.

Radio Tipografi

Përfundon protesta në anën serbe afër Jarinjës

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës

Përgjigjja e BE-së ndaj aplikimit do të ndikohet nga shtetet mosnjohëse

Kurti: Ditë historike për Kosovën

Escobar: SHBA-ja kategorikisht kundër kthimit të forcave serbe në Kosovë

(Video) Dezinformatat që po shoqërojnë tensionet në veri

Anëtarësimi në BE: Edhe tre hapa që duhet t’i bëjë Kosova

Foto lajm: Pjesëtarët e FSK-së përgatiten për “Cambrian Patrol 21”

Ushtria e Kosovës

Vrellë, Istog

Prishtina e vjetër

Bjeshka e Rugovës

Bjeshkët e Istogut
