Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se në qeverisjen e tij do të themeloj fondin prej 15 milionë eurosh në mbështetje të ideve të reja të Ndërmarresisë nga të rinjtë
Hoxhaj ka shkruar në Facebook se kishte një takim të mrekullueshëm në 21 vjetorin e themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës.
“Bashkë me kryetarin Donjet Bislimi, prezantuam planin e rimëkëmbjes për themelimin e fondit prej 15 milionë eurosh në mbështetje të ideve të reja të Ndërmarresisë nga të rinjtë”, ka thënë Hoxhaj.
Po ashtu, Hoxhaj ka thënë se si qeveri e ardhshme do të mbulojmë 100% të tarifës së studimeve, lansimin e kartës së studentit ku 50% do të mbulohet nga shteti dhe më shumë bursa studimi.