fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

14 viktima nga koronavirusi në Kosovë

Deri të hënën, në orën 15:00, në Kosovë janë vaksinuar plotësisht 365,419 qytetarë.

Publikuar

Katërmbëdhjetë viktima nga koronavirusi u konfirmuan të hënën në Kosovë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raportit të saj ditor, në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 259 raste të të infektuarve.

Rastet e reja rezultuan pas testimit të 5,505 mostrave.

Shifra prej 259 i bie që 4.7 për qind e të testuarve dolën pozitivë.

Të hënën u raportuan të shëruar 870 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive mbetet 17,000.

Deri të hënën, në orën 15:00, në Kosovë janë vaksinuar plotësisht 365,419 qytetarë.

Në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës shpalli një ditë më herët masa të reja, që përfshijnë pezullimin e procesit mësimor deri më 26 shtator.

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021