fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

13 vjeçarët e bëjnë Osmanin të kuptoj që ka shumë punë për të bërë që ata të rrinë këtu

Publikuar

Ushtruesja  e detyrës së presidentit të vendit, Vjosa Osmani ka shkruar sot në Facebook se ende vazhdon ta mbaj në mendje takimin që kishte me 13 vjeçar, me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë, të cilët i quajti pjesa më të ndritshme e shpresën më të madhe të shoqërisë̈ sonë̈.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe por njëkohësisht edhe përgjegjësi më të madhe se sa përjeton dikush kur gjendet në mesin e fëmijëve. 13 vjeçarët e Republikës sonë 13 vjeçare ishin plot shpresë, plot besim, e plot vizion”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo ka thënë se në këtë takim, ata e bënë atë të kuptoj që ne vërtetë kemi bërë rrugëtim të gjatë nga 17 shkurti i vitit 2008, por që kemi po aq shumë punë për të bërë që ata të rrinë këtu, te punojnë këtu, të veprojnë̈ këtu.

“Ata patjetër që janë e ardhmja e këtij vendi, por ne duhet të punojmë fort që e tashmja e tyre të jetë siç e meriton çdo fëmijë. E gjersa punojmë në këtë drejtim, punën duhet ta bëjmë njëjtë për të gjithë, pa dallim, për fëmijët e qytetit e fëmijët e fshatit, për fëmijët e të gjitha komuniteteve e mbi të gjitha për fëmijët me nevoja të veçanta – e gjersa ky mentalitet nuk e dominon politikbërjen në vendin tonë, as 17 shkurti nuk mund të festohet në lavdi të plotë”, ka shkruar ajo. /Tipografi/

Vazhdo më shumë

Radio Tipografi

Hapësir reklamuese

Facebook

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021