fbpx
Lidhu me Ne!

Tipografi

11.736 raste aktive me Sars-CoV-2, aktualisht në Kosovë

Publikuar

Situata pandemike në vend, ditëve të fundit ka shënuar një  përkeqësim të theksuar. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike deri të premten numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 79.793 raste nga 370.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Ndërkohë numri i rasteve të vdekjeve ka shënuar rritje, veçmas në javët e fundit, duke e quar numrin në  1.736 raste të vdekjes.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 342 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 66.321 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.736.

Në mesin e komunave që vazhdimisht ka pasur numrin me të lartë të rasteve më Covid 19 është Prishtina më gjithsejtë 265 raste brenda 24 orëve, Prizren 64 raste, Pejë 44 raste, Mitrovicë 43 raste./tipografi/