fbpx
Lidhu me Ne!

Kosovë

100 ditshi i Kurtit – PDK: Spastrime të bordeve

Ekzekutivi më shumë është marrë me “spastrime” të bordeve në agjenci të pavarura. Kurse, sa i përket gjendjes ekonomike, luftës kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik, si premtime kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë fushatës elektorale, sipas tij, nuk vërehet asgjë në praktikë.

Publikuar

Subjektet opozitare në Kuvendin e Kosovës po kritikojnë punën e Qeverisë Kurti gjatë kësaj periudhe. Sipas tyre, qeveria e udhëhequr nga Kurti, ka dështuar në qeverisjen e brendshme dhe politikën e jashtme.

Xhavit Haliti, deputet nga partia opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), tha se gjatë tremujorit të kaluar, ekzekutivi më shumë është marrë me “spastrime” të bordeve në agjenci të pavarura. Kurse, sa i përket gjendjes ekonomike, luftës kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik, si premtime kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë fushatës elektorale, sipas tij, nuk vërehet asgjë në praktikë.

“Nuk mund të them se nuk ka lëvizje dhe përpjekje. Por, ajo që është e domosdoshme për Qeverinë e Kosovës, në rrethanat që është Kosova, sepse është në rrethana të veçanta, do duhej të bashkëpunonte me të gjithë faktorët e brendshëm dhe të jashtëm, për të krijuar politika shtetërore, në interes të shtetit dhe të aleancave strategjike dhe jo politika individuale”, tha Haliti për Radion Evropa e Lirë.

Vazhdo më shumë

Tipografi.info, është medie e pavarur që synon avancimin e lirisë se shprehjes, pa ia cenuar të drejtat askujt! Tipografi.info përmes raportimi të tij do të kujdeset që të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancoje të drejtat e njeriut. Portali tipografi.info, menaxhohet nga "AP+" sh.p.k., rr. Xheladin Hana, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@tipografi.info | 044 000 E krijuar nga DBC me shumë 2021