Shëndeti
10 raste të reja me koronavirus në Kosovë
Në 24-orëshin paraprak nuk u regjisrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 12 pacientë. Kosova ka regjistruar gjithsej 107,768 raste, 2,258 viktima dhe 105,345 të shëruar.

Në Kosovë u regjistruan të enjten edhe dhjetë raste me koronavirus. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,580 mostrave.
Në 24-orëshin paraprak nuk u regjisrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 12 pacientë. Kosova ka regjistruar gjithsej 107,768 raste, 2,258 viktima dhe 105,345 të shëruar.
Aktualisht, raste aktive janë 165. Fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të marsit. Deri të enjten, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë vaksinuar 189,006 persona. Prej tyre, 45,015 vetë i kanë marrë nga dy doza.
