fbpx
Lidhu me Ne!

Shëndeti

10 raste të reja më Covid 19

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 107,507, i viktimave në 2,245 dhe i të shëruarve në 104,188.

Publikuar

Në Kosovë u konfirmuan të hënën dhjetë raste të reja me koronavirus. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rastet pozitive rezultuan pas testimit të 2,277 mostrave. Në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 134 pacientë. Raste aktive, sipas IKSHPK-së, aktualisht janë 1,074.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 107,507, i viktimave në 2,245 dhe i të shëruarve në 104,188. Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në fund të muajit mars. Deri të hënën, sipas IKSHPK-së, janë vaksinuar 80,803 persona.

Aktualisht, në zhvillim e sipër është faza e dytë e vaksinimit që përfshin personat e moshës 65-79 vjeç. Në fazën e parë, përparësi u është dhënë mbi 80-vjeçarëve dhe punonjësve shëndetësorë. Faza e tretë e vaksinimit masiv është paralajmëruar se do të nisë më 15 qershor.

Vazhdo më shumë