fbpx
Lidhu me Ne!

Shëndeti

1 i vdekur dhe 21 raste me koronavirus

Deri më tani të paktën një dozë të vaksinës e kanë pranuar 86,489 persona.

Publikuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të mërkurën 21 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 2,114 mostrave.

Përgjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një viktimë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 9 qershor janë shëruar 111 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 832.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,533 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,247 kanë vdekur. Deri më tani të paktën një dozë të vaksinës e kanë pranuar 86,489 persona.

Aktualisht, në zhvillim e sipër është faza e dytë e vaksinimit që përfshin personat e moshës 65-79 vjeç.

Më 28 maj, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se Kosova pret që deri në fund të vitit të pranojë 1.213.290 doza të vaksinës së kompanisë Pfizer.