fbpx
Lidhu me Ne!

Lajme

Qeveria, fal tatimpaguesit borxhli

Publikuar

Pas kërkesës së Ministrisë së Financave, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për të lehtësuar ushtrimin e aktivitetit ekonomik të të gjithë tatimpagueseve, si pasojë e gjendjes së vështirësuar ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19.

Përmes këtij vendimi, Qeveria ka mundësuar që të shtyhet bllokimi i llogarive bankare për të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), deri më datë 30.04.2021; lirohen llogaritë e bllokuara të të gjithë tatimpaguesve që kanë obligime tatimore ndaj ATK-së, deri më 30.04.2021; hiqen ndëshkimet për të gjithë tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore të pashlyera në ATK, nëse kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit deri më 30.06.2021.

Sipas këtij vendimi heqja e ndëshkimeve bëhet për të gjithë tatimpaguesit nëse:  Tatimpaguesit bëjnë pagesën e njëhershme të tatimit dhe interesit;  Tatimpaguesit bëjnë marrëveshje me ATK-në për pagesë me këste;   Tatimpaguesit janë në marrëveshje me ATK-në dhe paguajnë tatimin dhe interesin. (TG)

 

Kliko për koment

Komento

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *